Një person ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje verbale me tre persona të panjohur është sulmuar fizikisht dhe njëri nga ta ka shtënë me armë zjarrit në drejtim të viktimës të cilët janë larguar në drejtim të panjohur.
Sipas policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 22:05, në Prishtinë.
Siç thuhet në raport, viktima ka pësuar lëndime trupore në këmbë dhe është dërguar në QKUK. /Telegrafi/