Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka dhënë detaje në lidhje me plagosjen që ndodhi mbrëmjen e së hënës në Prishtinë.
Sipas këtij raporti, i plagosuri me armë zjarri është jashtë rrezikut për jetë.
Po ashtu, i dyshuari është arrestuar, ndërkaq në vendin e ngjarjes, PK ka gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë dhe një predhë, po ashtu nga i dyshuari është konfiskuar arma revole me njëzetë e tre (23) fishekë 9mm.
“Rr. Zijah Shemsiu, Prishtinë 26.04.2021 – 18:08. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar, i cili ka mbetur i plagosur. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë dhe një predhë, po ashtu nga i dyshuari është konfiskuar arma revole me njëzetë e tre (23) fishekë 9mm. Sipas mjekëve viktima është jashtë rrezikut për jetë. Me konsultim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/