Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka dhënë detaje në lidhje me plagosjen që ka ndodhur të mërkurën pasdite në Fushë Kosovë.
Sipas raportimit të PK-së, i dyshuari pasi ka gjuajtur me armë zjarri, e ka lënë armën në vendin e ngjarjes dhe ka ikur.
Në lidhje me rastin gjashtë persona janë shoqëruar në polici të cilët ishin përfshirë në rrahje, teksa një prej tyre është arrestuar, e të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.
“F. Kosovë, 12.01.2022-14:15. Pas marrjes së informatës se ka gjuajtje me armë zjarri, njësitet policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë shoqëruar 6 persona meshkuj kosovarë të cilët ishin përfshirë në rrahje, ku një person është plagosur dhe i cili ka pranuar tretman mjekësor . I dyshuari mashkull kosovar i cili dyshohet se ka gjuajtur me armë ka ikur nga vendi i ngjarjes duke e lenë armen ne vendin e ngjarjes e cila është sekuestruar nga njësitet policore. Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje ndërsa personat e tjerë lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/