Telegrafi

Policia konfirmon vdekjen e 55 vjeçarit, i cili ra nga ndërtesa

Një person ka humbur jetën sonte në Prishtinë, pasi që ka rënë nga lartësia e një ndërtese.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot në ora 17:45 kemi pranuar informacion se një person ka rënë nga një ndërtese në rrugën “Robert Doll” në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dale njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor, i cili në vendngjarje ka konstatuar vdekjen e viktimës( mashkull)”, tha ajo.

Ahmeti tha se për rastin janë njoftuar institucionet kompetente./Telegrafi/

Lexo po ashtu Vdes një person në Prishtinë, dyshohet se ka rënë nga ndërtesa ku po punonte