Site icon Telegrafi

Policia jep detaje për përleshjen në Prizren – një person u ther me thikë

Rreth orës 21 e 50 minuta në Prizren ka ndodhur një përleshje fizike si pasojë e të cilës një persona ka marrë lëndime në kokë, dyshohet se u godit me thikë.

Sipas policisë personi i lënduar është duke u trajtuar në emergjencë.

“Të shtunën rreth orës 21:50 minuta në afërsi te pompës se vogël IP në Prizren, është lënduar një person në kokë ku dyshohet të jetë lënduar me një mjet të mprehtë (thikë)”, ka konfirmuar policia.

Në vendin e ngjarjes ka dalë policia dhe emergjenca, personi i lënduar është duke i trajtuar në emergjencë.

Njësitë policore janë duke u marr me këtë rast, ndërkaq ende nuk ka persona të arrestuar.

Exit mobile version