Site icon Telegrafi

Policia jep detaje për kërcënimin që iu bë Shpend Ahmetit

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me kanosjen që i është bërë kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetit.

Në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës thuhet se rasti ka ndodhur ditën e hënë rreth orës 11:15.

Lexo po ashtu Kërcënohen zyrtarët e Komunës së Prishtinës

“Rr.’UÇK-së’, Prishtinë 23.12.2019-11:15. Ankuesi mashkull K/Shqiptar, ka raportuar se një i dyshuar mashkull K/Shqiptar ka hyrë në objekt dhe duke e ofenduar verbalisht ka kërkuar takim me Kryetarin e Komunës. Dyshohet se një ditë më parë përmes mesazhit telefonik kishte kanosur të njëjtin. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori ndërsa rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës, transmeton Telegrafi.

 

 

 

 

 

 

 

Exit mobile version