Telegrafi

Policia jep detaje për gjetjen e Remzije Mustafës

Është gjetur Remzije Mustafa, gruaja nga Prishtina që është zhdukur qe një javë ditë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi ka thënë për Telegrafin se në një shtëpi të pabanuar në rrugën “Sali Nivica” në Prishtinë, në orën 20:26, është gjetur një grua.

Lexo po ashtu Ishte raportuar e zhdukur javën e kaluar, gjendet në gjendje të mirë shëndetësore Remzije Mustafa

“Policia në ora 20:26, në një shtëpi të pabanuar në rrugën ‘Sali Nivica’ në Prishtinë ka gjetur një grua që dyshohet të jetë Remzije Mustafa. Policia është në vend ngjarje, aty është ftuar emergjenca dhe familjarët e së zhdukures. Policia falënderon qytetarët për bashkëpunim”, ka thënë ai.

Kujtojmë që për ta gjetur Remzijen janë angazhuar qytetarë të shumtë bashkë me Policinë. Madje edhe tifozët “Plisat”, sot i janë bashkuar këtij aksioni./Telegrafi/