Telegrafi

Policia jep detaje për gjendjen e 11 vjeçarit të rrëmbyer mbrëmë

E.T 11 vjeçari i cili u rrëmbye mbrëmjen e së dielës në Shtime, tashmë i është dorëzuar prindërve të tij.

Sipas Policisë ai është ekzaminuar nga mjekët dhe është në gjendje të mirë shëndetësore

Zëdhënësi i Policisë në Ferizaj Agim Gashi tha se me fëmijën që mbrëmë pas mesnatës erdhi vet në Polici pasi që thha se u kishte ikur kidnapuesve po merren edhe psikologët. Gashi nuk dha detaje për dyshuar të mundshëm të këtij rasti por që siç ai “Për momentin i kemi disa pista por nuk mundem të them më shumë”.

Rrëmbimi i E.T u raportua të ketë ndodhur rreth orës 19:45 të cilin sipas dëshmitarëve derisa po luante, disa persona e kanë futur në një xhip të zi.

Pas mesnate 11 vjeçari u lajmërua vet në stacionin e Policisë duke thënë se u ka ikur rrëmbyesve nga vetura. /KP/