Është shuar zjarri i cili ka rënë mbrëmë në depon e Hekurudhave të Maqedonisë – Transport në Kisella Vodë. Zjarri është raportuar në orën 01:20, ndërsa sipas Zjarrfikëses së Shkupit në shuarje kanë marrë pjesë 30 zjarrfikës me 10 makina zjarrfikëse.
Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit. Sipas informacioneve digjeshin vagona të vjetër dhe me defekt.
“Me datë 07.11.2024 në ora 01.45 në SPB Shkup është raportuar se ka rënë zjarr në një hangar në pronësi të “Hekurudhave të Maqedonisë” në Bulevardin “Brigada e Maqedonisë” në Shkup, ku ka pasur vagona dhe lokomotiva të vjetra me defekt.
Në orën 03:30 zjarri është lokalizuar nga ekipi i Brigadës së zjarrfikësve të Shkupit dhe nuk ka persona të lënduar.
Në orën 09:00 në SPB Shkup është raportuar se zjarri është riaktivizuar. Po ndërmerren masa për shuarjen e zjarrit”, njoftojnë nga MPB./Telegrafi/