Site icon Telegrafi

Policia jep detaje për djegien e shtëpive në Graçanicë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me djegien e dy shtëpive në Graçanicë, ngjarje e cila ndodhi mëngjesin e hershëm të së enjtes.

Sipas raportit, deri të kaplimi i shtëpive nga zjarri kishte ardhur si pasojë e djegies së disa mbetjeve nga ushqimi i bagëtive.

Nuk ka pasur të lënduar gjatë zjarrit, ndërkaq rasti është nën hetime.

“Graqanicë 24.06.2021 – 07:10. Derisa i dyshuari mashkull kosovar kishte qenë  duke i djegur disa mbetje nga ushqimi i bagëtive dhe si pasoj e kësaj zjarri kishte kapluar dy shtëpi  të  cilat janë djegur. Nuk raportohet për  të  lënduar. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.

Ndryshe, Telergafi dje ka raportuar në lidhje me djegien e shtëpive në Graçanicë.

Lexo po ashtu Përfshihen nga zjarri disa shtëpi në Graçanicë

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci kishte konfirmuar për Telegrafin se rasti ka ndodhur rreth orës 07:30.

“Rreth orës 07:30 është raportuar për një zjarr në Graçanicë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ftuar edhe ekipet e zjarrfikësve. Nga informatat e para në vendin e ngjarjes janë ngritur dyshimet se zjarri ka filluar në një objekt përcjellës të një shtëpie për tu shpërndarë më pas në katër objekte. Aktualisht përqendrimi është në lokalizimin e zjarrit në mënyrë që të shmangen pasojat e përhapjes së tij më tej dhe evakuimin e banorëve përreth”, deklaroi ai.

Borovci bëri të ditur që janë ftuar edhe ekipe të tjera mbështetëse për fikjen e zjarrit, hetuesit e policisë për hetimin e rasteve të tilla të përkrahur edhe nga njësi të tjera për të menaxhuar me situatën, janë në vend ngjarjes të përqendruar.

“Nuk raportohet për persona të lënduar, përveç dëmeve materiale”, shtoi ai./Telegrafi/

Exit mobile version