Një fabrikë për përpunimin e drurit në Podujevë është përfshirë nga zjarri në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.
Sipas pronarit i cili ka raportuar rastin në polici, si pasojë e zjarrit janë djegur fabrika, makinat për punimin e drurit, një veturë dhe një kamion.
” Raportohet se në fabrikën e përpunimit të drurit pronë e viktimës mashkull K/Shqiptar për shkaqe ende të panjohura kishte shpërthyer një zjarre.
Sipas viktimës si pasoj e zjarrit ishin djegë fabrika, makinat për punimin e drurit, një veturë dhe një kamion.
Nuk raportohet për të lënduar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa, njësiti zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin”, ka njoftuar policia. /Telegrafi/