Telegrafi

Policia jep detaje për arrestimin e aktivistëve të PSD-së gjatë aksionit të sotshëm

Pesë zyrtarë të Partisë Sociademokrate (PSD) sot janë shoqëruar në stacionin e Policisë, pas një aksioni që kanë mbajtur te objekti i Qeverisë së Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci në një prononcim për Telegrafin ka thënë se ata kanë hedhur ngjyrë dhe gjësende të tjera në drejtim të objektit të Qeverisë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Lexo po ashtu Kuçi: Në aksionin e PSD-së ka edhe të lënduar

Sipas tij, me qëllim të parandalimit të degradimit të mëtejmë të veprimeve të tilla policia ka reaguar duke shoqëruar në stacionin policor pesë persona.

Lexo po ashtu PSD me aksion në shesh - arrestohen Zgjim Hyseni, Frashër Krasniqi dhe dy anëtarë tjerë

“Rreth orës 14:30 është pranuar informata për një aktivitet të paparalajmëruar nga një grup personash të cilët kanë hedhur ngjyrë dhe gjësende të tjera në drejtim të objektit të Qeverisë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme. Me qëllim të parandalimit të degradimit të mëtejmë të veprimeve të tilla policia ka reaguar duke shoqëruar në stacionin policor pesë persona ndaj të cilëve konform autorizimeve policore dhe në koordinim me prokurorin e shtetit po ndërmerr veprimet e duhura para se të njëjtit të procedohen në fazën vijuese”, ka thënë Borovci. /Telegrafi/