Site icon Telegrafi

Policia jep detaje për aksidentin në rrugën Besi-Milloshevë, vozitësi ishte i mitur

Foto: Ilustrim

Një aksident trafiku ndodhi pasditen e së hënës në rrugën Besi-Milloshevë, ku mbetën të lënduar dy persona.

Policia e Kosovës ka njoftuar se vozitësi i njërës nga veturat ishte i mitur.

Sipas raportit 24-orësh të PK-së, lëndime ka pësuar i mituri dhe pasagjeri i tij.

Tre persona lëndohen rëndë në një aksident në rrugën Besi-Milloshevë
Lexo po ashtu Tre persona lëndohen rëndë në një aksident në rrugën Besi-Milloshevë

“Milloshevë 26.04.2021 – 14:17. Ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave civile. Si pasojë, lëndime trupore ka marr njëri vozitës (njëri i mitur) dhe pasagjeri i tij meshkuj kosovarë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version