Site icon Telegrafi

Policia jep detaje për aksidentin në Penuhë të Podujevës: Një e vdekur dhe shtatë të lënduar

Një aksident tragjik ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në magjistralen Prishtinë – Podujevë, në fshatin në Penuhë, ku një preson ka vdekur dhe shtatë të tjerë janë lënduar.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, e cila ka thënë se në aksident, në të cilin kanë qenë të përfshira tri vetura, një person ka vdekur dhe shtatë të tjerë kanë marrë lëndime.

Lexo po ashtu Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë-Podujevë, tetë të lënduar

“Rreth orës 14:00 e kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në fshatin Penuh të Podujevës, ku kanë qenë të përfshira tri automjete. Në këtë aksident lëndime trupore kanë pësuar tetë persona. Një nga të lënduarit, një grua, nuk ka arrit t’i përballojë plagët e shkaktuara dhe ka vdekur. Ndërkohë, personat e tjerë të lënduar janë dërguar për tretman mjekësor”, tha Ahmeti, për Kallxo.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke hetuar shkaqet e këtij aksidenti tragjik./Telegrafi/

 

Exit mobile version