Site icon Telegrafi

Policia jep detaje për aksidentin në autostradë

Një aksident komunikacioni ka ndodhur sot në Autostradën “Ibrahim Rugova”, në segmentin rrugor mes Qafës së Duhlës dhe Suharekës.

Policia ka bërë të ditur se një vozitëse është vetë-aksidentuar pasi që ka humbur kontrollin mbi makinë dhe si pasojë ka pësuar lëndime të lehta trupore.

Lexo po ashtu Aksident i rëndë në Autostradën “Ibrahim Rugova”, ka të lënduar (Video)

“Rreth orës 15:00, në autostradë, rajoni i Prizrenit, është raportuar rasti ku ka qenë e përfshirë vetëm një automjet dhe dyshohet se vozitësja ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është vetë-aksidentuar”, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.

Njësitet kompetente janë marrë me rastin ndërsa e lënduara është dërguar për trajtim mjekësor.

Exit mobile version