Site icon Telegrafi

Policia jep detaje për aksidentin në Arllat ku humbën jetën dy persona

Policia e Kosovës ka raportuar se është arrestuar vozitësi i kamionit i cili ishte i përfshirë në aksidentin e mbrëmshëm në fshatin Arllat, ku humbën jetën dy persona.

Sipas raportimit të policisë, aksidenti kishte ndodhur mes dy kamionëve.

Lexo po ashtu Aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Pejë, vdes një person

Trupat e pa jetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Kurse është arrestuar vozitësi i kamionit mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Mbrëmë ishte raportuar se një person kishte humbur jetën si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Pejë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Arlinda Rexhepi për Telegrafin ka thënë se ekipa mjekësore në vendin e ngjarjes kishte konstatuar vdekjen e njërit person, ndërsa tjetri me lëndime trupore ishte dërguar për tretman mjekësor.

“Me datë 07.09.2020 rreth orës 20:00 në fshatin Arllat, konkretisht në drejtimin Prishtinë- Pejë, është raportuar për një aksident trafiku mes një kamioni dhe një kamionete. Në vendngjarje kanë dalur njësitë përkatëse policore dhe ekipa mjekësore të cilët e kanë konstatuar vdekjen e një personi, ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor”, tha Rexhepi. /Telegrafi/

Exit mobile version