Një person ka informuar se përderisa ishte duke lëvizur me veturë, dy persona të maskuar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij dhe më pas janë larguar.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 15:35, në Prishtinë.
Tutje siç bëhet e ditur në raport, si pasoj e të shtënave me armë u shkaktuan dëme material në veturën e të dëmtuarit.
“Ankuesi mashkull ka informuar se për deri sa ishte duke lëvizur me veturë, dy persona të maskuar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij dhe më pas janë larguar. Si pasoj e të shtënave me armë, janë shkaktuar dëme materiale në veturën e ankuesit”, thuhet në raport.
Ndërkaq, siç bëhet e ditur në raport, nuk raportohet për të lënduar.
Ndërsa, siç sqarohet në raport, në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar 8 gëzhoja të armës së zjarrit. Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/