Policia e Kosovës ka bërë të ditur se katër persona janë arrestuar, të cilët pas një mosmarrëveshje-përleshje njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri një person tjetër, ndërsa dyshohet se aksidentalisht ka qëlluar edhe vëllanë e tij.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 22:40, në Fushë Kosovë.
Siç thuhet në raport në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe katër gëzhoja.
Ndërsa, tutje në raport bëhet e ditur se dy viktimat dhe një i dyshuar mashkull kosovar janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ku ky i fundit gjendet nën përkujdesjen e policisë
“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që pas një mosmarrëveshje-përleshje, njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull kosovar ndërsa dyshohet se aksidentalisht ka qëlluar edhe vllaun e tij. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe katër gëzhoja. Dy viktimat dhe një i dyshuar mashkull kosovar janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ku ky i fundit gjendet nën përkujdesjen e policisë. Tre të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/