Janë arrestuar katër persona nën dyshimin se në bashkëveprim kanë kryer veprat “Fajde dhe Organizim i skemave piramidale”, si dhe kanë ushtruar presion ndaj viktimës me qëllim të marrjes së interesit, duke i shkaktuar dëme materiale viktimës.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten në Prishtinë.
Tutje bëhet e ditur se si prova materiale janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme e parave, vetura, telefona, pajisje elektronike, dokumente të ndryshme dhe 13 copë fishekë.
““Prishtinë 2023/2024. Më 19.09.2024 janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë, nën dyshimin se në bashkëveprim kanë kryer veprat penale të lart-cekura si dhe kanë ushtuar presion ndaj viktimës me qëllim të marrjes së interesit, duke i shkaktuar dëme materiale viktimës. Si prova materiale janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme e parave, vetura, telefona, pajisje elektronike, dokumente të ndryshme dhe 13 copë fishekë”, thuhet në raport.
Ndërkaq, sipas raportit katër të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/