Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me sulmin fizik që ka ndodhur ditën e enjte ndaj ushtruesit të detyrës së drejtorit të minierës në Stantërg, Bahri Karaqa.
Siç bëhet e ditur në njoftim, rasti ka ndodhur rreth orës 11:05, ndërsa viktima ka pësuar lëndime.
“Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti, për motive të panjohura ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, bëhet e ditur nga Policia e Kosovës./Telegrafi/