Policia izraelite u përpoq të pengonte gazetarët turq që të raportonin në Jerusalem, me një oficer që thyente një kamerë televizive.
Gazetarët e stacionit televiziv kombëtar turk, TRT News raportuan se forcat izraelite bllokuan dhe përdorën forcën kundër palestinezëve që po shkonin drejt xhamisë Al-Aqsa për namazin e së premtes.
Policia izraelite ka ndërhyrë fizikisht në punën e ekipit të televizionit turk, duke thyer me armë kamerën e tyre teksa po pasqyronin ngjarjen.
Kudüs’te TRT Haber ekibine saldırı.
İsrail polisi, TRT Haber kamerasını böyle kırdı. pic.twitter.com/PHHyQPMRwx
— TRT HABER (@trthaber) November 17, 2023
Ndonëse kamera është dëmtuar, gazetari i TRT tha se do të vazhdojë të monitorojë sulmet në Palestinë.
Gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë, policia izraelite hodhi gaz lotsjellës në zonën ku ndodhet xhamia.
Këtë javë, forcat izraelite ndërhynë përsëri në lutjet e zakonshme të së premtes, duke vendosur kufizime për palestinezët që dëshirojnë të falen në xhaminë Al-Aqsa në qytetin e vjetër të pushtuar të Jerusalemit Lindor. /Telegrafi/