Forcat izraelite kanë arritur sot të kapin dy të arratisurit e fundit palestinezë nga gjashtë sa ishin në total, që së fundmi ishin arratisur nga një burg në Izrael.
Palestinezët kishin hapur tunelin në burgun e sigurisë së lartë, duke ngritur kështu pyetjen te ekspertët e sigurisë në Izrael – nëse niveli i sigurisë përmbush kriteret e kërkuara, transmeton Telegrafi.
Dy pjesëtarë të grupit militant “xhihadi islamik” u arrestuan në orët e para të mëngjesit brenda një shtëpie në qytetin Jenin në Bregun Perëndimor, ka bërë të ditur komesari izraelit i policisë, Jakov Shabtai.
Zëdhënësja e policisë izraelite, ka zbuluar edhe emrat e dy të arratisurve: Ajham Najef Kamamdzi dhe Munadel Jakub Infejat.
Kujtojmë që javë më parë ata ishin arratisur me katër tjerë – duke përdorur një lugë të ndryshkur për ta hapur gropën nga e cila arritën të dalin. /Telegrafi/
Update: the two remaining Gilboa prison fugitives were captured in Jenin and did not resist arrest. The news came amid reports of armed clashes between Israeli forces and Palestinians in Jenin — no casualties were reported. https://t.co/IBdBTNMWaD
— Israel Policy Forum (@IsraelPolicy4m) September 19, 2021