Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë të Jugut sot ka shpërndarë lule për vajzat dhe gratë, në nder të 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas.
Këto lule janë shpërndarë nën moton “Ju jeni zëri i frymëzimit, i shpresës dhe ndryshimit në botë”, shkruan Telegrafi.
“Me rastin e 8 marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, zyrtarë policorë në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, nën moton “Ju jeni zëri i frymëzimit, i shpresës dhe ndryshimit në botë”, gjatë ditës se sotme kanë shpërndarë lule për gratë dhe vajzat”, thuhet në njoftim.
Përmes këtij aktiviteti, Policia e Kosovës ka shprehur mirënjohjen dhe respektin për gratë dhe vajzat duke dhuruar një lule – shenjë simbolike, kujdesi dhe mbështetje që reflekton vlerësimin për rolin e tyre të pazëvendësueshëm në shoqëri. /Telegrafi/