Site icon Telegrafi

Policia italiane godet “antivakserët”, kryen bastisje në apartamentet e ekstremistëve – problemi ishte thirrja për dhunë

Policia italiane ka kryer sot bastisje nëpër shtëpitë e 17 pjesëtarëve të lëvizjes ekstreme që nuk besojnë në efikasitetin e vaksinës kundër COVID-19, të cilët kishin bërë thirrje për dhunë mbi fytyrat publike dhe të kundërshtojnë ashpër masat anti-COVID.

Policia në Torino ka theksuar se dhjetëra mijëra njerëz ishin pjesë e bisedës në aplikacionin Telegram që udhëhiqnin fushatën “Mjaft me diktaturë”, që shërbeu si forum për organizimin e demonstratave kundër masave anti-COVID, transmeton Telegrafi.

Sikurse shumë vende tjera evropiane, edhe në Itali certifikatat COVID janë të domosdoshme për hyrjen në restorante, muze dhe në transport publik.

Protestat janë organizuar pothuajse çdo fundjavë, e u bën më masive pasi që Italia në nëntor u bë shteti i parë perëndimor që shkuarjen në punë e kushtëzoi me posedimin e certifikatës COVID.

Policia ka bërë të ditur se prej javësh kishte mbikëqyrur bisedën në Telegram, duke identifikuar 17 ekstremistë që bënin thirrje për kërcënim të mjekëve, gazetarëve dhe politikanëve – në mesin e të cilëve ishte edhe kryeministri Mario Dragi.

E gjatë bastisjeve të kryera në mbarë Italinë, policia ka gjetur armë dhe materie të ndryshme djegëse. /Telegrafi/

 

Exit mobile version