Ditë më parë në një lokal në Prishtinë, disa persona i kanë lyer me alkool duart një shitësi të cigareve dhe më pas i kanë vënë zjarrin.
Për këtë rast, Policia e Kosovës ka intervistuar personat e përfshirë në ngjarje. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sa i përket ngjarjes në fjalë, policia është duke e trajtuar në koordinim të ngushtë me prokurorinë. Aktualisht personat e përfshirë më këtë ngjarje janë duke u intervistuar. Pas përfundimit të fazës fillestare të hetimit, do të njoftoheni me detaje”, tha Ahmeti për Telegrafin.
Ndryshe, në rrjetet sociale qytetarët kanë shpërndarë videon ku shihen disa persona duke ia lyer duart me alkool shitësit të cigareve./Telegrafi/