Policia e Kosovës ka intervistuar dy persona në fshatin Fushticë të Drenasit për “Prishje e rendit dhe qetësisë publike”.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për Telegrafin se pas intervistimit të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt.
“Rreth ores 07:00, është raportu për një rast i cili ka ndodh në fshatin Fushticë të Drenasit, ku dyshohet se janë përfshirë dy persona. Personat e përfshirë në këtë ngjarje janë intervistuar, dhe të njëjtit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt, përderisa rasti është iniciuar “Prishje e rendit dhe qetësisë Publike”, i cili nuk ndërlidhet me zgjedhjet”, ka thënë Ahmeti./Telegrafi/