Telegrafi

Policia inicion rast ndaj 13 personave për mosrespektim të dispozitave shëndetësore gjatë pandemisë

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës për 24 orë ka iniciuar rast ndaj 13 personave për mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë pandemisë.

Rastet që janë inicuar janë në Podujevë, Prizren, Pejë, Gjakovë, Rahovec, Leposaviq.

Podujevë 13.08.2020-07:58. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar nuk iu ka përmbajtur rekomandimit për vet izolim pasi që kishte rezultuar pozitiv me Covid-19. Ndaj të dyshuarit  me vendim të  prokurorit është iniciuar rasti në fjalë.

Fsh. Vermicë, Prizren 13.08.2020 – 17:45. Ndaj të dyshuarit mashkull kosovar është iniciuar rasti si më latë pasi i njëjti nuk ka respektuar vendimin e lëshuar nga Qeveria. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Fsh. Tupec, Prizren 13.08.2020 – 20:22.  Ndaj të dyshuarit mashkull kosovar është iniciuar rasti si më latë pasi i njëjti nuk ka respektuar vendimin e lëshuar nga Qeveria duke organizuar aheng familjare dhe grumbullim njerëzish. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Shirokë 13.08.2020 – 22:50. Ndaj të dyshuarit mashkull kosovar është iniciuar rasti si më lartë pasi i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë duke organizuar aheng familjar në restorantin e tij. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Fsh. Vitomiricë, Pejë 12.08.2020-22:53. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar duke mos respektuar vendimin lëshuar nga Qeveria ka mbajtur një aheng familjar ku kishin qenë prezent 30 të pranishëm. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Rr. Zhujë Selmani, Pejë 12.08.2020-01:18.  Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar duke mos respektuar vendimin e lëshuar nga Qeveria ka mbajtur një aheng familjar ku ishin qenë prezent 50 të pranishëm. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Fsh. Veriq, Istog 13.08.2020 – 20:50. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë duke organizuar aheng familjare dhe grumbullim njerëzish. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Rr. Shpëtim Bojku, Pejë 12.08.2020 – 18:00. Janë shoqëruar dy të dyshuar meshkuj kosovar  pasi të njëjti nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë duke organizuar aheng familjare dhe grumbullim njerëzish. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Rr. Lekë Dukagjini, Gjakovë 13.08.2020 – 15:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rr. Dah Polloshka, Gjakovë 13.08.2020 – 22:00. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë duke organizuar aheng familjar. Me urdhër të prokurorit  dyshuari është dërguar në mbajtje.

Fsh. Xërxe, Rahovec 13.08.2020 – 22:35. Ndaj të dyshuarit mashkull kosovar është iniciuar rasti si më lartë, pasi i njëjti nuk ka respektuar vendimin e lëshuar nga Qeveria dhe masën e izolimit. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Leposaviq 13.08.2020-22:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.