Telegrafi

Policia indiane ka ngritur akuzë kundër kompanisë që ndërtoi mbikalimin i cili vrau 23 njerëz

Policia indiane sot ka ngritur akuzë për vrasje ndaj kompanisë që ndërtoi mbikalimin, i cili u shemb në qytetin lindor të Kalkutës, duke vrarë të paktën 23 njerëz dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë.

Ekipet e shpëtimit kanë punuar gjatë gjithë natës për të pastruar pllakat e betonit dhe të çelikut të mbikalimit 100 metra që u shemb papritur.

Nëntëdhjetë persona u shpëtuan me shumë lëndime të rënda dhe të traumatizuar.

Ministri Mamata Banerjee, tha për televizionin Reuters, se ata që janë përgjegjës nuk do të kursehen dhe fajësoi qeverinë e mëparshme që kishte lidhur kontratën me kompaninë që ndërtoi mbikalimin në vitin 2007.