Trajneri i Milanit , Stefano Pioli, është ribashkuar me medaljen e fituesit të titullit të kampionit në Serie A që iu vodh gjatë festimeve.
Ngjarja u zbulua më vonë atë mbrëmje të festës, kur Pioli bëri të ditur për mediat se medalja ishte zhdukur dhe ai kërkoi që t’i rikthehet.
Rasti për policinë doli të jetë i lehtë, pasi që fajtori postoi një foto dhe video me medaljen e vjedhur në Instagram Stories me mbishkrimin: ‘Faleminderit Pioli’.
🎶 The Boss in motivator mode 🔴⚫️#AlwaysWithYou #SempreMilan pic.twitter.com/vr1hSDWcIh
— AC Milan (@acmilan) May 25, 2022
Kjo i ndihmoi policisë në Reggio Emilia të gjurmonte dhe të gjente medaljen, e cila iu dorëzua sot trajnerit të Milanit.
Ceremonia e titullit të Serisë A u mbajt në stadiumin ‘Mapei’ në Reggio Emilia, ku Milani mundi Sassuolo 3-0 për të siguruar Scudetton e tyre të 19-të, i pari që nga sezoni 2010-11.
“Cos’è il genio? È fantasia, intuizione, decisione e velocità d’esecuzione”
Il ragazzo che ha rubato la medaglia di Stefano #Pioli dopo lo Scudetto col #Milan posta il video sui socialpic.twitter.com/r1fnpBomEk
— Marco Conterio (@marcoconterio) May 23, 2022
Ishte gjithashtu titulli i parë në karrierën e trajnerin Stefano Piolit, kështu që medalja ka një vend shumë të veçantë në zemrën e tij.
Lega Serie A ishte zotuar t’i siguronte atij një kopje në rast se origjinali nuk do të ishte gjetur, por tashmë policia ia ka dorëzuar atij medaljen.
#Milan, lieto fine per #Pioli: ritrovata e riconsegnata la medaglia dello scudetto https://t.co/pRgjz6uLXy pic.twitter.com/qDiScL8Cph
— calciomercato.com (@cmdotcom) May 25, 2022
Milani mposhti Interin në garë për titull, pasi deri në xhiron e fundit ishte gjithçka e hapur./Telegrafi/