Telegrafi

Policia hyn në galeri për të shpëtuar një grua ‘pavetëdije’ – ajo ishte një instalacion arti

Policia theu dyert e një galerie arti në Londër për të shpëtuar një grua të rënë pa ndjenja mbi një tavolinë – vetëm për të zbuluar se ajo ishte bërë me shirit paketimi dhe mbushës shkume.

Gruaja e pajetë që ata po përpiqeshin të shpëtonin ishte në fakt një instalacion arti i titulluar “Kristina”, i cili është ekspozuar në galerinë e Londrës.

Puna u porosit nga Steve Lazarides, ish-agjenti i Banksy dhe ndërmjetësuesi pas Laz Emporium.

Lazarides tha: “Hana, e cila po punonte në galeri atë ditë, sapo e kishte mbyllur derën dhe kishte shkuar lart për të përgatitur një filxhan çaj. Ajo zbriti për të gjetur derën të hequr nga vendi dhe dy oficerë policie që kishin mbetur të hutuar!”, raporton Sky News, transmeton Telegrafi.

Policia Metropolitane e Londrës po i përgjigjej një thirrjeje për një “person në ankth” në galeri në mbrëmjen e 25 nëntorit. “Oficerët detyruan të hynin në galeri, ku zbuluan se personi ishte në fakt një manekin”, tha një zëdhënës i policisë.

Instalimi paraqet një grua të veshur me tuta sportive dhe me fytyrën të zhytur në një me tas supë, me flokët e saj të gjatë biondë që ia fshehin fytyrën.

Skulptura realiste është e artistit amerikan Mark Jenkins dhe bazohet në motrën e Z. Lazarides.

Me sa duket, kjo nuk është hera e parë që instalacioni, i cili ndodhet në dritaren e galerisë, shkakton telashe. Raportohet se diçka e tillë kishte ndodhur edhe në tetor, kur emergjenca u thirr për të ndihmuar gruan. /Telegrafi/