Policia holandeze që arrestoi një burrë të dyshuar për vozitje në gjendje të dehur bëri të ditur se ai kishte një patentë shoferi me emrin “Boris Johnson”
Dokumenti i rremë ukrainas përmbante një fotografi të ish-kryeministrit britanik si dhe datëlindjen e tij të saktë, 19 qershor 1964, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, dokumenti është i vlefshëm deri në dhjetor të vitit 3000.
Një zëdhënës i policisë tha se një makinë u përplas me një shtyllë pranë një ure në qytetin verior të Groningenit pak pas mesnatës, të dielën.
Oficerët e gjetën makinën të braktisur, por më vonë zbuluan shoferin që qëndronte në Urën Ema.
“Personi nuk mundi ta identifikonte veten dhe refuzoi të bënte një test të alkolit”, tha zëdhënësi i policisë Thijs Damstra për agjencinë e lajmeve AFP.
“Brenda, policia gjeti një patentë shoferi të rreme që në emër të Boris Johnsonit”.
“Me sa jam në dijeni, Boris Johnson i vërtetë nuk ishte në Holandë në atë kohë”.
Në Instagram, forcat e policisë shtuan: “Fatkeqësisht për personin, ne nuk ramë pas këtij falsifikimi”.
Siç raportohet, 35-vjeçari që u arrestua thuhet se është nga qyteti i Zuidhorn, në perëndim të Groningen.
Mbetet e paqartë nëse imituesi i Boris Johnsonit ka gjithashtu shtetësi ukrainase.
Një ish-korrespondent i Rusisë që punon për transmetuesin publik holandez NOS tha se licenca të tilla false mund të bliheshin në dyqanet turistike në Ukrainë. /Telegrafi/