Telegrafi

Policia hodhi sprej mbi fermerët protestues gjatë garës ‘Tour de France’, me sy të enjtur mbetën edhe shumë çiklistë (Foto)

Gara e njohur çiklistike “Tour de France” është përshkuar me një skenë të dhunshme, kur policia është dashur të intervenonte me sprej me piper, mbi fermerët që kishin bllokuar rrugën me sanë dhe traktorë.

Garuesit është dashur të presin, derisa policia shpërndau protestuesit, ndërsa ata që ishin në afërsi të protestuesve e pësuan keq nga sprej, transmeton Telegrafi.

Protestuesit po demonstronin kundër vendimit të Qeverisë së Francës dhe Bashkimit Evropian, që e kanë kualifikuar zonën e tyre si të ‘pafavorizuar’. Ky kualifikim nuk iu siguron atyre ndihmën e duhur financiare, pa të cilën fermerët nuk mund të mbijetojnë.

Ata kishin vendosur postbllok, 28 kilometra larg pikës së nisjes dhe ishin në numër të lart, pasi ishin mbledhur aty një orë më parë.

Intervenimi nuk ka qenë aspak i lehtë dhe ka zgjatur rreth 15 minuta, duke lënë të lënduar shumë fermerë dhe çiklistë, të cilëve iu ënjtën sytë dhe u desh t’i pastronin për një kohë të gjatë.

Protestat gjatë Tour de France, janë mjaft të shpeshta. Më e dhunshmja deri më tani, ka qenë më 1974 kur fermerët e bllokuan rrugën me traktorë dhe derra, që të tregojnë se janë kundër zhvillimit të kësaj gare. /Telegrafi/