Telegrafi

Policia tërhoqi nga qarkullimi veturën e tij, mediat gjermane shkruajnë për Stresin dhe klipin e tij të fundit

Reperi i njohur shqiptar Arkimed Lushaj – Stresi, ka tërhequr së fundmi vëmendjen edhe të mediave në Gjermani.

Gazeta gjermane “Bild”, shkroi se si Policia e Policia e Dusseldorfit, kishte tërhequr nga qarkullimi veturën e tipit “BMW X5”, në pronësi të reperit.

Arsyeja pse kishin vendosur ta bëjnë këtë ishte ngjyra e artë, e cila mund të shkaktojë “efekt verbues” tek të tjerët në trafik.

Tutje, ajo i ka dedikuar një artikull edhe sukseseve të reperit dhe në veçanti këngës “Nuk o vec gang”, të cilën e solli së fundmi.

E përditshmja gjermane gjithashtu shkruan se vetura “BMW X5” ngjyrë ari e Stresit, mund të arrijë nga 0 në 100 km në vetëm 3,8 sekonda.

Po e njëjta gazetë, nuk heziton të vë në dukje se vetura arrin 700 kuaj fuqi dhe ka çmim marramendës.

Ndërkohë, i lumtur për këtë shkrim, reperi Stresi vendosi ta ndajë atë me fansat në rrjetin social Instagram, duke falënderuar “Bild”, për artikullin e dedikuar. /Telegrafi/