Site icon Telegrafi

Policia gjermane ka arrestuar “njeriun e gabuar”, ai është i lirë dhe mund të shkaktojë më shumë dëme!

Pakistanezi i dyshuar, i arrestuar pas sulmit me kamion në kryeqytetin gjerman thuhet se nuk kishte asnjë përfshirje në krim.

Lexo po ashtu I dyshuari për sulmin në Berlin mohon çdo përfshirje

Siç shkruajnë mediat gjermane, përcjell Telegrafi, kryesi i vrasjes së 12 vetave dhe lëndimit të 48 të tjerëve, është i armatosur dhe ende i lirë – duke cituar burime të rangut të lartë të sigurisë.

“Ne kemi arrestuar njeriun e gabuar”, ka cituar Die Welt një zyrtar policor të Berlinit.

Lexo po ashtu Publikohen pamjet e arrestimit të shoferit të kamionit, i cili vrau 12 persona në Berlin (Video)

“Dhe kështu kemi një situatë e re. Kryerësi është ende i lirë dhe i armatosur, dhe mund të shkaktojë më shumë dëme”.

Ndërkohë është bërë e ditur se i dyshuari i arrestuar për sulmin me kamion në Berlin që vrau 12 persona dhe plagosi 48 të tjerë, e ka mohuar çdo përfshirje në këtë rast. /Telegrafi/

Exit mobile version