Site icon Telegrafi

Policia gjeorgjiane sulmon zyrat e partisë opozitare, arreston drejtuesin e saj

Policia gjeorgjiane ka sulmuar zyrat e partisë së liderit të opozitës, Nika Melia dhe e ka ndaluar atë disa ditë pasi kryeministri dha dorëheqje.

Pamjet televizive të drejtpërdrejta treguan Melian, udhëheqësi i Lëvizjes së Bashkuar Kombëtare (UNM), partia kryesore e opozitës së vendit, duke u tërhequr nga selia e partisë së tij për t’u vendosur në paraburgim.

Qindra policë të trazirave përdorën gaz lotsjellës kundër mbështetësve, treguan pamjet e transmetuara nga TV Mtavari. Dhjetëra mbështetës të opozitës u arrestuan, raporton euronews.

Një gjykatë në Tbilisi javën e kaluar vendosi që Melia – i cili akuzohet për organizimin e “dhunës masive” gjatë protestave anti-qeveritare në 2019 – të paraburgoset.

Ministria e Brendshme shtoi në një deklaratë se “policia përdori forcën proporcionale dhe mjetet speciale” në operacionin policor. /Telegrafi/

Exit mobile version