Policia e Kosovës bëri të ditur se më 28/04/2018 ka pranuar informatën se në një market në Fushë Kosovë, një qytetari i kanë humbur (i kanë rënë në dysheme) një shumë e konsiderueshme e parave, ndërsa i bën thirrje qytetarit që i kanë humbur paratë të paraqitet në stacionin policor për t’i marrë paratë.
Në njoftimin e Policisë thuhet se megjithëse nga ana e policisë janë ndërmarrë një varg veprimesh për identifikimin e personit, kjo gjë nuk është arritur.
“Shuma e parave të humbura gjendet në stacionin policor në Fushë Kosovë, andaj lusim qytetarin që të paraqitet në stacionin policor për t’i marrë paratë”, thuhet në njoftimin e Policisë.