Site icon Telegrafi

Policia gjen një pjesë të mallit të vjedhur një javë më parë me vlerë 55 mijë euro në Pejë

Foto: Arkiv

Policia e Kosovës, hetimet e sektorit Rajonal pranë Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, pas një pune intensive operativo-hetimore, me datën 30.09.2020, kanë arritur të identifikojnë njё lokacion i cili kishte blerë një sasi te mallit tё vjedhur nga i dyshuari M. B. lindur me 1992, i cili ishte arrestuar nga policia rreth një javë më parë.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie nga Policia e Kosovës.

“Policia e Kosovës, hetimet e sektorit Rajonal pranë Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, pas një pune intensive operativo-hetimore, me datën 30.09.2020, kanë arritur të identifikojnë njё lokacion i cili kishte blerë një sasi te mallit tё vjedhur nga i dyshuari: M. B. lindur me 1992. Policia e Kosovës ka siguruar urdhër kontroll për bastisje nga Gjykata Themelore në Prishtinё, gjatё bastisjes kemi arritur ta identifikojmë materialin e vjedhur, materiali është konfiskuar si provë materiale ne lidhje me rastin , tё gjitha veprimet e ndërmarra janë bërë ne koordinim me prokurorin e shtetit”, thuhet në komunikatën për medie.

Ndryshe, në lidhje me këtë rast, policia njofton se në Stacionin Policor Pejë, me datë 21.09. 2020 , është paraqitur një rast “vjedhje e rëendë”, nga viktima e cila deklaron se në depon e tij “DENJIZI” në Pejë, i është vjedhur një sasi e mallit në vlerë prej Pesëdhjetë e pesë mijë (55.000) Euro. Viktima kishte vërejtur se para një muaji po i mungonte material nga depoja.

“Pas një pune intensive nga hetuesit rajonale është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari M. B. lindur 1992. Me vendim të Prokurorit Shtetit, të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Exit mobile version