Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme në lagjen Hajvali, Prishtinë është gjetur një granatë dore.
Policia e Kosovës bën të ditur se njësitet policore kanë bërë sigurimin e vendit, ndërsa njësia për deminim ka bërë shpërthimin e mjetit në mënyrë të kontrolluar, dhe se nuk raportohet për ndonjë incident.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 12:00. /Telegrafi/