Telegrafi

Policia gjen municion në një kanal të ujit në Pejë

Policia e Kosovës në rrugën “Mustafë Kelmendi” në Pejë kanë gjetur një sasi të municionit.

“Një mashkull kosovar ka raportuar se në një kanal të ujit kishte gjetur një sasi municioni. Njësit relevante kanë dalur në vendin e ngjarje dhe aty kanë tërhequr 307 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm”, thuhet në raportin e policisë.

Rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/