Telegrafi

Policia gjen kokën e prerë të njeriut në qendër të Amsterdamit (Foto/Video, +18)

Policia holandeze në Amsterdam është duke hetuar rastin në koka e prerë e një njeriu e cila u gjet para një kafeneje, i takon trupin pa kokë të zbuluar në veturën e djegur në këtë qytet.

Koka është gjetur në mëngjes para dyerve të një kafeneje në afërsi të parkut të famshëm të Amsterdamit, Voldelpark, vetëm një ditë pasi një trup pa kokë është gjetur në një veturë të djegur në periferi të kryeqytetit holandez, transmeton Telegrafi.

Detektivët kanë arritur të identifikojnë trupin, që raportohet se i përket një 23-vjeçari me emrin Nabil Amzieb, i cili për autoritetet e sigurisë është i njohur. /Telegrafi/