Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën rreth orës 11:05 në fshatin Mogillë të Kllokotit kanë gjetur një granatë dore.
“Ankuesi mashkull kosovar serb nga fshati Mogillë komuna e Kllokotit ka njoftuar se gjatë kryerjes së disa punimeve në oborr, nën rrënojat e një shtëpie të vjetër e cila ishte e ndërtuar nga material i dobët (tulla balte dhe çati të rrënuar), shtëpi e cila sipas ankuesit ka qenë e pa banuar që para vitit 1999 ka vërejtur një mjet të dyshuar shpërthyes.
Njësitet policore relevente kanë dalë në vendin e ngjarjes, kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes dhe kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore”, njofton policia.
Policia tutje shton se nga hetimet e para mësohet se mjeti i dyshuar ishte një granatë dore dhe në bazë të këqyrjes së vend ngjarjes ku është gjetur dhe gjendjes së mjetit (i ndryshkur në tersi) granata e dorës dyshohet se në vendin e ngjarjes ka qenë prej shume vitesh (dyshohet se është që nga paralufta).
“Mjeti i dyshuar nga vendi i ngjarës është tërhequr pa asnjë pasojë nga njësitet përkatëse të FSK-së dhe KFOR-it.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit në lidhje me rastin në fjalë është përpilohet vetëm një shënim zyrtar pasi që nuk janë gjetur elemente të kryerjes së veprimeve penale”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/