Në Viti dhe Prizren janë gjetur dy femra shqiptare, të cilat ishin raportuar të humbura.
Njësitet policore rreth orës 03.30 të së shtunës kanë hasur në viktimën në Viti, e cila së bashku me një të dyshuar mashkull të moshës së mitur është shoqëruar në stacionin policor.
Pas intervistimit të dy personat janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Policia e Kosovës njofton se një rast i ngjashëm kishte ndodhur edhe në Prizren ku po ashtu një femër shqiptare ishte raportuar si e humbur.
Policia ka arrit ta gjej viktimës e cila ishte duke qëndruar te një shoqe e saj. Me urdhër të prokurorit viktima është kthyer te familjarët e saj.