Telegrafi

Policia gjen dhe konfiskon dy pushkë dhe fishekë në shtëpinë e të dyshuarit në Han të Elezit

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka konfiskuar armë në Han të Elezit.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull, njësitet policore kanë gjetur pushkë gjuetie, pushkë ajrore dhe fishekë.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 10:20.

“Gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar i është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie, një pushkë ajrore dhe katër fishekë.

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton policia. /Telegrafi/