Policia e Kosovës njofton se në Prizren dje me datë 23.08.2024, rreth orës 22:00 policia, për shkak të disa dyshimeve, kanë kontrolluar një person zyrtar të Parkut Nacional i cili ishte me automjet zyrtar me tabela zyrtare.
“Gjatë kontrollit të dyshimtit i është gjet një armë zjarri – pistolet Glock me dhjet fishek. Gjithashtu me urdhër të prokurorit është kontrolluar edhe shtëpia e të dyshuarit në Prizren dhe është gjet një pushkë. Të dyja armët ishin pa leje adekuate nga organet përgjegjëse”, njofton tutje Policia e Kosovës për Telegrafin.
Pas intervistimit të dyshimtit me vendim të prokurorit i dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe kundër tij do ngitet kallëzim penal për veprën penale “Mbajtje në pronësi, posedim apo kontroll i pa autorizuar i armës”./Telegrafi/