Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht zyrtarët e Njësitit për Reagim të Shpejtë, sot rreth orës 11:00, kanë ndaluar një veturë të tipit Porsche, në rrugën “Bill Klinton”
Pas një kontrolli të detajuar që i është bërë personit dhe veturës, policia ka arritur që të gjej dhe të sekuestroj: një (1) revole të tipit TT , si dhe 8 fishekë.
Policia njofton se i dyshuari është A.O, mashkull 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili është shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës. /Telegrafi/