Telegrafi

Policia gjen armatim në shtëpinë e një 37 vjeçari (Foto)

Policia e Kosovës ka gjetur armatim në shtëpinë e një 37-vjeçari në Neqavc të Hanit të Elezit.

Pas pranimit të informatave nga tereni se i dyshuari A.V.( 37 vjeç) mund të ketë në posedim armë të paautorizuara, hetuesit policor nga stacioni policor Hani i Elezit në bashkëpunim me njësitë tjera relevante, kanë ndërmarrë veprimet e duhura policore me ç’rast kanë gjetur dhe konfiskuar  1 pushkë automatike AK-47,2 pushkë M-48, 1 pushkë gjuetie  12mm,14 mina befasuese kundër këmbësorisë,13 granata dore, 30 karikatorë të zbrazët,2472 fishekë të kalibrave të  ndryshëm,2 palë dylbi, 3 thika dhe një boks hekuri

Është njoftuar Prokuroria Themelore në Ferizaj,  ku pas konsultimit me prokurorin e shtetit, i dyshuari dërgohet në mbajtje prej 48 orë. /Telegrafi/