Policia e Kosovës ka gjetur armatim në shtëpinë e një 37-vjeçari në Neqavc të Hanit të Elezit.
Pas pranimit të informatave nga tereni se i dyshuari A.V.( 37 vjeç) mund të ketë në posedim armë të paautorizuara, hetuesit policor nga stacioni policor Hani i Elezit në bashkëpunim me njësitë tjera relevante, kanë ndërmarrë veprimet e duhura policore me ç’rast kanë gjetur dhe konfiskuar 1 pushkë automatike AK-47,2 pushkë M-48, 1 pushkë gjuetie 12mm,14 mina befasuese kundër këmbësorisë,13 granata dore, 30 karikatorë të zbrazët,2472 fishekë të kalibrave të ndryshëm,2 palë dylbi, 3 thika dhe një boks hekuri
Është njoftuar Prokuroria Themelore në Ferizaj, ku pas konsultimit me prokurorin e shtetit, i dyshuari dërgohet në mbajtje prej 48 orë. /Telegrafi/