Policia e Kosovës gjatë 24 orëshit të fundit ka arrestuar 21 persona për kryerjen e veprave të ndryshme penale.
Nga 21 personat e arrestuar 10 janë dërguar në mbajtje ndërkaq 1 në vuajtje të dënimit.
Policia po ashtu nuk ka kursyer edhe shoferët të cilët nuk i kanë respektuar rregullat e komunikacionit duke shqiptuar 1058 tiketa të trafikut, përcjell Telegrafi.
Po ashtu si rrjedhojë e shkeljes së rregullave në komunikacion gjatë 24 orëve kanë ndodhur 15 aksidente pa të lënduar dhe 21 me të lënduar.
Policia e Kosovës vazhdimisht apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që kenë kujdes dhe t’u përmbahen rregullave të trafikut. /Telegrafi/