Site icon Telegrafi

Policia franceze del me bilancin për Ligën e Kampionëve – shumë të arrestuar dhe të plagosur

Një situatë e paprecedentë u regjistrua ditën e djeshme në Paris.

Finalja e Ligës së Kampionëve mes Liverpulit dhe Real Madridit u shty me plot 36 minuta, pasi shumë tifozë pa bileta ose me bileta false kaluan portat dhe u bënë pengesë që njerëzit të futeshin në stadium.

U desh ndërhyrja e forcave të rendit për të rikthyer rregullin, ndërkohë që kjo u shoqërua me 69 tifozë të arrestuar, ndërsa 238 vetë janë plagosur lehtë, sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare.

Lexo po ashtu Kërkohet hetim nga UEFA: Policia franceze ka ushtruar dhunë ndaj tifozëve të Liverpoolit

Tifozët e të dyja skuadrave ngelën të zhgënjyer nga organizatorët dhe reagimi i forcave të rendit, që përdorën dhunë dhe gaz lotsjellës për të marrë nën kontroll situatën pas kaosit të shkaktuar.

Kishte madje ankesa se policia franceze ka ushtruar dhunë ndaj tifozëve anglezë, ndërsa ka edhe prej atyre që janë zhdukur me të përfunduar finalja.

UEFA thuhet se ka filluar hetimet dhe do të shikojë se çfarë nuk shkoi me finalen e Ligës së Kampionëve nga aspekti i tifozëve. /Telegrafi/

Exit mobile version