Telegrafi

Policia franceze arreston 16 persona për rastin e Kim Kardashian

Rasti i vjedhjes në rezidencën e Kim Kardashian në Paris ka bërë progres, pasi burime të policisë në Francë thonë se 16 njerëz janë arrestuar.

Autoritetet franceze kanë konfirmuar se një bandë prej 16 kriminelëve karrieristë janë kapur, pasi njëri prej tyre kishte lënë ADN-në në vendin e krimit.

Arrestimi ka ardhur pas mbikëqyrjes disa javëshe, ka bërë të ditur policia. Tash pritet që prokurori i rastit të udhëtojë në New York për të biseduar personalisht me yllin televiziv.

Sipas BFMTV, arrestimet janë bërë në paralagjet Vincennes dhe Raincy të Parisit, si edhe brenda kryeqytetit.

Kujtojmë që në natën e 2 tetorit, Kim u mbajt me armë në rezidencën e saj në një hotel në Paris, ku iu vodhën stoli në vlera milionëshe. Ajo ndodhej vetëm kur personat e maskuar hynë në apartament. /Telegrafi/